History

UMAMI, “umai” (delicious, e shijshme) dhe “mi” (taste, shije), është përshkrimi i ndjesisë më të thellë se sa të shijuarit e shijes së zakonshme. UMAMI është shija e pestë pas së ëmblës, së athtës, së hidhurës dhe së kripurës.

Shija që përfaqëson UMAMI është “shija e këndshme e kënaqësisë”. Kjo shije e cila kapet nga receptorët e gjuhës, por ndihet deri në qiellzë, grykë dhe tru. Të gjithë njerëzit mund ta ndjejnë ndryshe këtë shije.

E zbuluar në 1908 nga profesori japonez Kikunae Ikeda, UMAMI është një shije tepër e vështirë dhe e veçantë për t’u përcaktuar dhe zbulimi e përcaktimi i saj përmirësohet me kalimin e viteve.

by Renato Mekolli

Excecutive Chef

Executive Chef

Renato Mekolli

Renato është një nga shqiptarët më të njohur në Greqi në fushën e gatimit gjë që na bën më shumë se krenarë. Gjithçka për të filloi në restorantin “Spondi”, restoranti më luksoz në Greqi, i cili ka 2 yje Michelin. Prej 4 vjetësh ai drejton restorantin më historik të Athinës “Vasilainas”, një restorant që ka pritur personalitetet më të larta të vendit dhe të huaj. Falë punës dhe talentit të tij në kuzhinë është vlerësuar tre herë me çmimin “Kapelja e Artë”, akorduar nga shefat më të mirë të Greqisë, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Turizmit dhe Bashkisë së Athinës. Ai është shqiptari i parë në historinë e këtij çmimi që fiton Kapelen e Artë në një vend të huaj. Renato është gjithashtu fitues i çmimit “GOURMET” për kuzhinën moderne greke, dhënë nga revista “Gourmet” e gazetës “Kiriakatiki Eleftherotipias”. Së fundmi, Renato është shpallur si një nga shefat më të mirë të Greqisë dhe restoranti që ai drejton ka fituar çmim si restoranti me cilësi më të lartë në vend. Gazeta “New York Times” ka botuar një shkrim të gazetarit të njohur Frank Bruni i cili i dedikohet Renatos. Gazetari specifikon në shkrimin e tij: “Në Athinë gjendet një topchef, një yll i ri i gastronomisë greke, i cili bëri një gatim special për mua”. Shefat qe e frymëzojnë janë: Rene Redzepi, Alain Ducasse dhe njeriu që e bëri atë që Renato është sot, francezi Herve Pronzato.

Meet Our Team

Book a table
Contact Details

Umami

Rruga e Elbasanit, Tirana 1000, Albania